Ndërlidhjet

Përkujtohet Fehmi Agani


Në Prishtinë sot është mbajtur një akademi përkujtimore, në shenjë nderimi për akademikun Fehmi Agani, i cili dhjetë vjet më parë është vrarë nga forcat serbe të sigurimit.

Zoti Agani atëbotë ka qenë një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njihet si një nga figurat kyçe të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me këtë rast e ka vlerësuar profesor Aganin si një emër që i ka dhënë aq shumë formimit të kulturës politike, shtetërore e njerëzore.

“Vokacioni dhe trashëgimia që na e ka lënë ai është pjesë e përkushtimit në punën tonë të mëtejme për ta bërë Kosovën të tillë si ai e ka dashur dhe e ka ëndërruar”, tha presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG