Ndërlidhjet

Gates: Do të synojmë bisedime me Iranin


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara për momentin do të këmbëngulin për t’i filluar bisedimet diplomatike me Iranin, përkundër mos pasjes së një përgjigje pozitive nga Teherani.

Duke folur në Kairo pas takimit me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, Gates tha se është e pa bazë droja e shteteve arabe nga ndonjë “marrëveshje të madhe” mes SHBA-ve dhe Iranit, dhe shtoi se Uashingtoni nuk do t’i lë mënjanë aleatët e vjetër.

Pas Kairos, Gates udhëtoi në Arabinë Saudite, një aleat tjetër të Amerikës në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG