Ndërlidhjet

logo-print

NATO shpreh keqardhje për vendimin e Moskës


NATO-ja ka shprehur keqardhje për vendimin e Moskës që ta anulojë pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në takimin NATO-Rusi, të paraparë për 19 maj.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se “i vjen keq për vendimin e Rusisë, sepse konsideron se ka shumë çështje me interes të përbashkët për të cilat NATO mund të bisedojë me këtë vend”.

Përfaqësuesi rus në NATO, Dmitry Rogozin ka thënë se mos pjesëmarrja e Lavrovit ka të bëjë me dëbimin e dy diplomatëve rusë, të cilët sipas aleancës, ishin të ndërlidhur me aferën e spiunazhit të diplomatit estonian, që i kishte dhënë sekrete Moskës.
XS
SM
MD
LG