Ndërlidhjet

Gates: Arabia Saudite të ndihmojë Pakistanin


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara duan ta kenë Arabinë Saudite në listën e vendeve që ndihmojnë Pakistanin për të përballur kërcënimet ekstremiste.

Duke folur në Riad, Gates tha se Arabia Saudite ka “marrëdhënie të gjata dhe të ngushta me Pakistanin”.

Gates mbërriti në kryeqytetin saudit pas takimeve me zyrtarët më të lartë të Egjiptit në Kairo.

Gates qëndron në Lindjen e Mesme në kohën kur liderët e Pakistanit dhe Afganistanit mbërritën në Uashington për t’u takuar me presidentin Barack Obama.
XS
SM
MD
LG