Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: 1490 të sëmurë nga gripi i derrave


Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi H1N1 apo siç quhet ndryshe gripi i derrave, ka shkuar në 1490.

OBSH tha sot se 30 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje, dhe se të gjitha rastet, përveç njërit, janë regjistruar në Meksikë.

Përfaqësuesi i OBSH-së, Keiji Fukuda tha se shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë nga Meksika.

Dje OBSH njoftoi për 1.085 të infektuar dhe 26 të vdekur nga virusi H1N1.
XS
SM
MD
LG