Ndërlidhjet

SHBA ndan edhe 63 mrd. $ për shëndetësi


Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se do të kërkojë edhe 63 miliardë dollarë shtesë nga buxheti i vitit 2010, mjete këto që do të përdoren për të luftuar sëmundjet ngjitëse në botë gjatë gjashtë vjetëve të ardhshëm.

Mjetet do të duhej të përdoreshin në luftë kundër virusit të sidës, kundër tuberkulozit dhe malaries.

Amerika mund të bëjë hapa të rëndësishëm, duke u përgjigjur ndaj këtyre sfidave dhe për këtë shkak administrata ime i është përkushtuar kësaj çështjeje, thuhet midis tjerash në kumtesën e presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.
XS
SM
MD
LG