Ndërlidhjet

Berluskoni demanton akuzat e gruas së tij


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i ka demantuar deklarimet e gruas së tij dhe të mediave italiane se kishte lidhje me një 18 vjeçare, dhe ka kërkuar nga bashkëshortja, Veronika Lario, që ta pranojë publikisht se ka gabuar në rast se dëshiron që të mos dështojë martesa e tyre.

Berluskoni ka thënë gjatë një interviste në televizionin shtetëror se gruaja e tij Veronika ka “rënë në kurth”, duke u besuar gënjeshtrave të mediave.

Ajo kishte thënë se dëshiron të ndahet nga Berluskoni pas njoftimeve se ai po flertonte me një vajzë shumë më të re.
XS
SM
MD
LG