Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Tetë të akuzuar për sulmin ndaj dasmorëve


Tetë persona janë akuzuar për vrasjen e 44 vetave gjatë një dasme në një fshat kurd, në juglindje të Turqisë.

Autoritetet nuk kanë publikuar detaje për identitetetin e të arrestuarve, përveç se disa nga ta janë në lidhje farefisnore me të vrarët.

Sulmues të maskuar kanë hyrë, të hënën, në një shtëpi në fshatin Bilixh dhe kanë hedhur bomba mbi dasmorët, duke vrarë të paktën 44 prej tyre.

Mediat turke kanë thënë se familjet e çiftit të martuar janë pjesëtarë të gardës së fshatit, e cila është armatosur për të luftuar kundër kryengritësve kurdë.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan, ka deklaruar pas sulmit se bëhet fjalë për konflikt midis dy familjeve.
XS
SM
MD
LG