Ndërlidhjet

logo-print

Kërcënim me mjet shpërthyes në Qeverinë e Kosovës


Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sot ka arritur një kërcënim me mjet shpërthyes, duke detyruar autoritetet e rendit që të evakuojnë personelin e kësaj ndërtese.

Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha se kërcënimi ka arritur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm dhe është dërguar nëpërmjet postës elektronike.

Kërcënimi, thotë zoti Beka, është dërguar nga një institucion tjetër joqeveritar dhe nëpërmjet tij, janë kërkuar 1 milionë Euro.

Sipas tij, njësitë e specializuara janë duke kontrolluar objektin dhe janë duke u bërë hetimet për të vërtetuar nëse fjala është për kërcënim të vërtetë apo të rrejshëm.
XS
SM
MD
LG