Ndërlidhjet

Rebelimi ushtarak në Gjeorgji

  • RFE /RL

Tbilisi, Gjeorgji

Tbilisi, Gjeorgji

Bllokada duket se ka marrë fund në bazën ushtarake gjeorgjiane jashtë Tbilisit, ku zyrtarët qeveritarë pohojnë se një njësi e Ministrisë së Mbrojtjes ka bërë përpjekje të organizojë një revoltë.

Ky veprim erdhi një ditë para se të nisnin ushtrimet ushtarake të NATO-s në Gjeorgji – gjë kjo që ishte kundërshtuar ashpër nga Moska.

Zyrtarët gjeorgjianë kanë akuzuar Moskën për financim dhe organizim.

“Kjo revoltë në bazën Mukhrovani ka përfunduar pa dhunë, pasi shumë nga të rebeluarit janë dorëzuar”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvil.

Ministri i Mbrojtjes, Vano Mesabishvili, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se komandanti i bazës, Mamuka Gorgishvili, është arrestuar.

Trupat e stacionuara në bazë qenë akuzuar për organizimin e një revolte, me sa duket për të protestuar ndaj sundimit të presidentit Mikheil Saakashvili.

Sakashvili raportohet të ketë udhëtuar për në Mukhrovani. Në adresimin televiziv, lideri gjeorgjian ka kërkuar nga banorët të ndjehen të sigurt.

“Natyrisht që ne e konsiderojmë këtë sfidë serioze. Në të njëjtën kohë, unë do të thosha se ky është një incident i izoluar. Nuk është shtrirë tek njësitet tjera ushtarake. Njësitet tjera ushtarake janë të alarmuara. Situata është normale dhe nën kontroll”, ka deklaruar Saakashvili.

XS
SM
MD
LG