Ndërlidhjet

Manter: Ballkani prioritet i SHBA-ve


Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Joseph Biden, në Ballkan, tregon se ky rajon është lartë në listën e prioriteteve të administratës së re të Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori amerikan në Beograd, Kameron Manter.

“Mendoj se kjo tregon se Ballkani është lartë në listën e prioriteteve dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që ta ndihmojnë Serbinë”, u tha mediave beogardase ambasadori në largim, Manter.

Ai mëtutje theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime me Serbinë lidhur me Kosovën, por sipas tij, “kjo nuk do t’i ndalë bisedimet për çështjet për të cilat pajtohem”.

Zoti Manter ka thënë se “çështja e Kosovës për Shtetet e Bashkuara është e mbyllur dhe se Uashingtoni do t’i ndihmoj Kosovës që të luftoj me problemet reale”.
XS
SM
MD
LG