Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Mitrovicë


Rreth 50 veta, pjesëtarë të komunitetit serb, kanë protestuar edhe sot në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, me qëllim të pengimit të punimeve në shtëpitë e shqiptarëve që duan të kthehen në pronat e tyre.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti tha se ngjashëm me ditët tjera, policia është detyruar që duke përdorë gazin lotsjellës t'i shpërndajë protestuesit.

Hoti tha se gjatë shpërndarjes nuk kishte të lënduar dhe as të arrestuar. Kjo ka shënuar ditën e dhjetë të protestave të karakterit të ngjashëm në lagjen Kroi i Vitakut.

Pavarësisht protestave, procesi i punimeve të rindërtimit të shtëpive në teren ka vazhduar i pa penguar, ka konfirmuar zëdhënësi Hoti.
XS
SM
MD
LG