Ndërlidhjet

Kërcënimi ndaj qeverisë - i rrejshëm


Persona të panjohur kanë kërcënuar sot me postë elektronike Ministrinë e Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës se kishin vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesën e kësaj ministrie.

Punonjësit në këtë ministri janë larguar nga zyrat duke qëndruar para ndërtesës, përderisa njësitet e specializuara të policisë kishin hy brenda në kërkim të gjetjes së mjeteve të dyshimta..

Pas kontrollit të ndërtesës së qeverisë, përkatësisht kateve ku dyshohej për vendosjen e ndonjë mjeti shpërthyes, policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë, thotë zëdhënësi Arbër Beka.

Ky lajmërim është konsideruar i rrejshëm dhe punonjësit janë kthyer në ndërtesë.
XS
SM
MD
LG