Ndërlidhjet

logo-print

Nju Hempshir miraton martesën e homoseksualëve


Autoritetet lokale në shtetin amerikan, Nju Hempshir, kanë miratuar propozim-ligjin, i cili lejon martesën e homoseksualëve në këtë vend.

Ligjvënësit e shtetit Mejn gjithashtu kanë aprovuar projekt-ligjin për lejimin e martesave midis homoseksualëve. Këto ligje mund të hyjnë në fuqi vetëm pas miratimit të guvernatorëve të shteteve përkatëse, të cilët ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.

Në rast se ata miratojnë propozim-ligjet, Mejn dhe Nju Hempshir do të rrisin në shtatë numrin e shteteve amerikane, ku lejohet martesa midis personave të të së njëjtjës gjini.
XS
SM
MD
LG