Ndërlidhjet

Fushatë kundër panunësisë në Kanada


Një orë e madhe elektronike është shfaqur përpara Parlamentit të Kanadasë në Otavë, e cila tregon për shkallën e papunësisë në këtë vend.

Ora është vënë mbi një kamion, i cili do të udhëtojë nëpër qytetet më të mëdha të Kanadasë: Toronto, Montreal dhe qytete tjera, për të mbërritur më 5 qershor në bazën kryesore në Vankuver.

Fushata ka për qëllim të bëjë publike papunësinë, e cila po shënon rritje për shkak se kompanitë e mëdha kanë zhvendosur fabrikat e tyre në vende më pak të zhvilluara, për shkak të fuqisë së lirë punëtore.
XS
SM
MD
LG