Ndërlidhjet

Bisedë telefonike Obama-Hu Xhintao


Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka biseduar nëpërmjet telefonit me homologun e tij kinez, Hu Xhintao, lidhur me çështje të sigurisë, midis të cilave edhe për programin bërthamor koreano-verior, si dhe për përkeqësimin e situatës në Pakistan, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

"Presidenti Obama i ka shfaqur shqetësimet e tij për shkak të aktiviteteve të fundme bërthamore të Koresë Veriore dhe për shkak të kërcënimeve të terroristëve dhe ekstremistëve në Pakistan", thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Bëhet e ditur po ashtu se dy liderët kanë shprehur gatishmërinë për mbajtjen e kontakteve të afërta lidhur me çështje të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG