Ndërlidhjet

Dëbimi i diplomatëve nga Moska nuk është kundër Kanadasë


Rusia u ka thënë autoriteteve të Kanadasë se dëbimi i dy diplomatëve kanadezë nga misioni i NATO-s në Moskë, nuk është drejtuar kundër këtij vendi, por është një përgjigje ndaj një mase të ngjashme, të cilën më heret e kishte ndërmarrrë NATO-ja.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm kanadez, Lorens Kenon, pas takimit me ambasadorin rus në Otavë, Georgije Mamedov.

NATO ka vendosur, javën e kaluar, të dëbojë dy diplomatë rusë të akredituar në selinë e saj në Bruksel, nën akuzat për spiunazh.
XS
SM
MD
LG