Ndërlidhjet

AI kritikon Rusinë për të drejtat e njeriut


Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka vlerësuar se në Rusi në vitin e fundit është bërë pak në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që në disa rajone gjendja madje është përkeqësuar.
Sulmet ndaj avokatëve, gazetarëve dhe aktivistëve opozitarë janë rritur, theksohet në raportin e kësaj organizate.
Presidenti Medvedev më heret e ka aktivizuar këshillin për të drejtat e njeriut, por sipas vlerësimeve të AI, nuk mjafton vetëm përkrahja verbale për reformat në këtë fushë
XS
SM
MD
LG