Ndërlidhjet

Pakistani i sulmoi bazat e talibanëve


Aeroplanat e ushtrisë pakistaneze kanë sulmuar pozicionet e dyshuara të talibanëve në Luginën Valley, rajon ky që ishte shndërruar në bazë të fuqishme të militantëve.

Këto sulme u bënë megjithqë të premten e kaluar u arrit një marrëveshje paqësore disaditëshe.

Mijëra njerëz, e shfrytëzuan këtë ndërprerje në luftime, që të largohen nga rajoni, ndërsa organizatat joqeveritare kanë tërhequr vërejtjen për përshkallëzimin e krizës humanitare.

Mbrëmë vonë në Uashington, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e siguroi presidentin amerikan, Barack Obama, për përkushtimin e Islamabadit për t’ju shkaktuar disfatë talibanëve dhe aleatëve të al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG