Ndërlidhjet

Obama takohet me Lavrovin


Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet që sot më vonë gjatë ditës, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Mendohet se takimi paraqet përgatitje për samitin ndërmjet presidentëve Barack Obama dhe Dmitry Medvedev, që planifikohet për muajin korrik.

Ty takim po bëhet në kohën e tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, lidhur me Gjeorgjinë dhe për çështje të tjera.

Raportohet se presidenti Barack Obama, ka premtuar përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, të cilat ishin tensionuar gjatë presidencës së George Bushit.
XS
SM
MD
LG