Ndërlidhjet

BE: Detyrë e parë – vendet e punës


Çështja e vendeve të punës për evropianët do të jetë detyra kryesore gjatë krizës ekonomike globale, thanë sot zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, pas një takimi në Pragë.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas takimit u tha gazetarëve se “sa i përketë Komisionit Evropian, vendet e punës së evropianëve janë detyra numër një” dhe shtoi se “të gjithë e dimë se duhet t’i kundërvihemi papunësisë, sepse nuk ka ripërtritje ekonomike mbi bazë të kolapsit social”.
XS
SM
MD
LG