Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer: Ushtrimet nuk janë kundër Rusisë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, tha se ushtrimet e NATO-s në Gjeorgji, nuk janë të drejtuara kundër Rusisë.

- Këto ushtrime nuk janë të drejtuara kundër askujt. Ato nuk janë të drejtuara kundër Rusisë në asnjë mënyrë. Këto janë ushtrime të partneritetit për paqë të aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere. Gjeorgjia është nikoqire. Pra, mendoj se nuk ka arsye për shqetësim, i tha radios Evropa e Lirë, sekretari Scheffer.

Duke u shprehur për faktin se në këto ushtrime të aleancës nuk marrin pjesë Armenia, Kazakistani, Serbia dhe Moldavia, zoti Scheffer tha:

-Do të dëshiroja që ato të kishin marrë pjesë, por ky është vendim i tyre sovran. Më vjen keq për këtë, por partnerët e tjerë janë aty, tha Jaap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG