Ndërlidhjet

Kabul: Protesta kundër vrasjes së civilëve


Afganët kanë protestuar para zyrave të qeverisë, në pjesën perëndimore të Afganistanit, kundër vrasjes së civilëve nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarë dhe dëshmitarë në provincën Farah, thanë se policia ka shtënë në ajër, në përpjekje për t’i shpërndarë protestuesit, që gjuanin gurë ndaj policisë dhe ndërtesave qeveritare.

Raportohet se katër vetë janë plagosur.

Këto protesta u bënë derisa zyrtarët e Afganistanit dhe ata të Shteteve të Bashkuara po zhvillojnë hetime lidhur me vdekjen e më se 100 njerëzve, shumica prej tyre civilë, gjatë sulmeve ajrore amerikane, në fillim të kësaj jave.
XS
SM
MD
LG