Ndërlidhjet

Çeku u dëbua nga Kolumbia


Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tha se është larguar nga Kolumbia, pas një urdhëri nga autoritetet e këtij vendi, meqë kërkohej nga Serbia i akuzuar për krime të luftës.

“Autoritetet e Kolumbisë kishin marrë një kërkesë nga Serbia, për arrestimin tim dhe për të më dorëzuar në Serbi”, i tha Agim Çeku agjencisë Reuters me telefon nga Franca.

Sipas Agim Çekut, “ky ishte një urdhër arresti jolegjitim” dhe shtoi se “jam vërtetë i befasuar që Interpoli ende merret me këtë gjë kur e dinë se Serbia nuk ka autoritet ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Zoti Çeku ishte në Kolumbi më 3 maj, për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar për demobilizim dhe çarmatim, kishte njoftuar sigurimi shtetëror i Kolumbisë.

“Mora urdhër të shkruar që të largohen nga Kolumbia” tha Çeku dhe njoftoi se “nuk do të mund të shkoj në këtë vend për 10 vitet e ardhshme”.
XS
SM
MD
LG