Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Në Kosovë nuk ka grip të derrave


Valentina Demaj, ng Stublla e Epërme, nuk ka vdekur nga gripi i derrave dhe kjo tregon se në Kosovë nuk ka dëshmi se ka të infektuar nga ky virus. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shëndësore të Kosovës, pas analizës së tretë të bërë në Londër.

Këtë informacion, për mediat në Kosovë, e ka konfirmuar edhe ministri i shëndetësisë, Alush Gashi.

Rezultati zyrtar i analizave nga Londra pritet të arrijë gjatë ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG