Ndërlidhjet

logo-print

Klinton e Lavrov biseduan për marrëdhëniet e dy vendeve


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton dhe shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, kanë deklaruar pas takimit në Uashington se mospajtimet e mëhershme rreth Gjeorgjisë nuk do t’i rrezikojnë qëndrimet e tyre për çarmatimin.
Klinton e Lavrov kanë shfaqur optimizmin e tyre se SHBA-të dhe Rusia do t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet, të cilat i kanë rrezikuar marrëdhëniet gjatë disa viteve të fundit.
“Dëshirojmë normalizimin e marrëdhënieve dhe ngritjen e tyre në nivel më të lartë”, ka thënë Klinton. Ndërsa kryediplomati rus, Lavrov ka vënë në dukje se zvogëlimi i arsenalit bërthamor është i rëndësishëm për të dy vendet dhë për botën në përgjithësi.
XS
SM
MD
LG