Ndërlidhjet

logo-print

Më shumë mjete për Afganistanin sesa për Irakun


Buxheti amerikan i dedikuar për operacionet ushtarake në Afganistan gjatë vitit të ardhshëm do të jetë më i madh sesa shuma e paraparë për luftën kundër terrorizmit në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni.
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar 130 miliardë dollarë buxhet shtesë për çështjen e mbrojtjes për vitin 2010 për financimin e forcave të armatosura në Irak dhe në Afganistan.
Admirali Stiv Stenlli ka thënë se për operacionet në Afganistan janë paraparë 65 miliardë, ndërsa për ato në Irak 61 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG