Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa e Demjanjukut për mos ekstradim


Gjykata Supreme amerikane e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit, Xhon Demjanjuk që të mbetet në SHBA në vend se të ekstradohet në Gjermani për t’u gjykuar nën akuzën se ka qenë roje e kampeve naciste. Kërkesa e tij është refuzuar pa asnjë arsyetim, ndërsa avokatët mbrojtës kanë thënë se Demjanjuk është aq i sëmurë saqë deportimi i tij në Gjermani do t’ishte torturë, ndërkohë që mbrotja e drejëtësisë amerikane ka pohuar se ai është mjaft i shëndoshë për udhëtim. Demjanjuk akuzohet se gjatë
Luftës së Dytë Botërore ka qenë roje në një kamp nazist në Poloni.
XS
SM
MD
LG