Ndërlidhjet

logo-print

Iraku e mirëpret dënimin e ushtarit amerikan


Iraku e ka mirëpritur dënimin që gjykata e Shteteve të Bashkuara i dha ushtarit amerikan, i cili dhunoi një vajzë irakiane 14-vjeçare, dhe pastaj e vrau bashkë me të ëmën, të atin, dhe motrën më të vogël.

Ushtari i dënuar Steven Green, 24 vjeç, përballet me dënimin e mundshëm me vdekje pas vendimit të djeshëm të jurisë në shtetin Kentucky.

Green u gjykua në gjykatën civile për shkak se në kohën kur u arrestua, ai ishte larguar nga ushtria.

Katër ushtarë të tjerë tashmë po e vuajnë dënimin prej 5 deri 110 vjet për rolin e tyre në sulmin ndaj familjes në vitin 2006 në Mahmudiya afër Bagdadit.
XS
SM
MD
LG