Ndërlidhjet

UNHCR: 500 mijë njerëz u larguan nga Pakistani


Kombet e Bashkuara thanë se 500 mijë njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të operacioneve luftarake në veriperëndim të Pakistanit.

UNHCR gjithashtu tha se ofenziva ushtarake kundër militantëve në Luginën Swat mund të çojë në zhvendosjen e gjithsej 1 milion njerëzve.

Aeroplanët pakistanezë i bombarduan sot pozicionet e talibanëve në Swat, e cila është nën kontrollin e ekstremistëve.

Kryeministri, Jusuf Raja Gilani, tha dje se forcat e armatosura të Pakistanit kanë për detyrë t’i eliminojnë militantët dhe terroristët në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG