Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten 21 civilë, dy britanikë


Zyrtarët afganë thanë se një sulmues vetëvrasës e ka hedhur veten në erë në jug të vendit, duke lënë të vdekur 21 civilë afganë dhe dy ushtarë britanikë.

Ky është sulmi më vdekjeprurës i këtij lloji në muajt e fundit.

Sulmi ka ndodhur në një treg të populluar në provincën Helmand.

Askush nuk e ka pohuar përgjegjësinë për sulmin, i cili u krye nga një sulmues në motoçikletë të ngarkuar me eksploziv.
XS
SM
MD
LG