Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kosova e përshëndetë pranimin në FMN


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se e gjithë Kosova e përshëndet ofertën për anëtarësim të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“E gjithë Kosova e përshëndet partneritetitn me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, tha Hashim Thaçi dhe shtoi se “së bashku, do të arrijmë rezultare të mëdha”.

Mëtutje, kryeministri Thaçi, theksoi se Kosova, si anëtare e FMN-së, do të ketë “qasje maksimale në bashkëpunimin global monetar dhe mundësi të mëdha, por edhe përgjegjësi serioze”.

Anëtarësimin e Kosovës në FMN e ka përshëndetur edhe Ambasada Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG