Ndërlidhjet

Papa: Religjioni është forcë për unitet


Papa Benedikti i 16-të u tha sot liderëve myslimanë në Jordani se religjioni është forcë për unitet.

Në fjalimin e mbajtur në xhaminë Al-Hussein në Aman, Papa i tha audiencës, që përfshinte edhe klerikë të krishterë, se të gjithë njerëzit, pa dallim feje janë krijesa të zotit.

Mëtutje Papa tha:

- Vizita ime në Jordani më jep mundësi të mirë, që të flasë për respektin tim të thellë për komunitetin mysliman dhe për të nderuar lidershipin e treguar nga Lartëmadhëria e Tij Mbreti, në promovimin e kuptimit më të mirë të virtyteve të Islamit, tha Papa Benedikti i 16-të.

Është kjo vizita e parë e Papës Benedikti i 16-të në Lindjen e Mesme, prej se është në krye të Kishës Katolike.

Në kudër të kërij turneu njëjavor, Papa do të vizitoj edhe Izraelin dhe territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG