Ndërlidhjet

logo-print

Bosnjë: U përkujtuan fëmijët viktima të luftës


Mijëra njerëz sot janë mbledhur në Sarajevë për ta përuruar memorialin për fëmijët e vrarë gjatë Luftës së Bosnjës, në vitet 1992-95.

Ky monument është vendosur në parkun kryesor të qytetit dhe është realizuar në shenjë kujtimi për 1500 fëmijë, që vlerësohet se janë vrarë gjatë kësaj lufte.

Gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë janë vrarë afro 100 mijë vetë, ndërsa 2.2 milionë të tjerë, që është gati gjysma e popullatës në këtë vend, ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG