Ndërlidhjet

Irak: U vra një gjeneral i policisë


Zyrtarët thonë se gjenerali i policisë irakiane, Hakeem Jassim, është vrarë sot afër qytetit Basra. Ky është një rast i rrallë i dhunës, gjatë periudhës së fundit, në këtë qytet, që është i treti për nga madhësia në Irak.

Më herët, Basra, ishte e zhytur në dhunë, derisa kryeministri Nuri al-Maliki urdhëroi një ofensivë kundër militantëve shiitë, lojalë ndaj klerikut anti amerikan, Moqtada al-Sadr, në mars të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG