Ndërlidhjet

Ushtria e SHBA-ve largohet nga qytetet e Irakut


Komandanti i lartë i forcave amerikane në Irak, Ray Oderno, thotë se pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, janë në rrugë e sipër për tërheqje nga qytetet e Irakut, deri në fund të mauajit qershor, në harmoni me marrëveshjen ndërmjet SHBA-ve dhe qeverisë së Irakut.

Gjenerali Odierno, gjatë qëndrimit në Uashington, tha se forcat amerikane, praktikisht “janë jashtë të gjitha qyteteve”, me përjashtim të kryeqytetit Bagdad dhe qytetit verior, Mosul, që është i goditur nga dhuna.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Irakut , në nëntorin e vitit të kaluar, kanë arritur marrëveshje për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga qytetet e Irakut, deri më 30 qershor. Sipas kësaj marrëveshjeje, tërheqja e plotë e trupave amerikane nga Iraku, duhet të bëhet deri në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG