Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë 180 talibanë


Ushtria e Pakistanit njoftoi se ka vrarë të paktën 180 talibanë në 24 orët e fundit në operacionet në veriperëndim të vendit.

Në njoftim thuhet se sot në luginën Swat janë vrarë 50 deri 60 ekstremistë, ndërsa shumica e talibanëve janë vrarë në qarkun Shangla, ku janë gjetur 140 kufoma.

Ndërkohë, ushtria e ka hequr përkohësisht orën policore në luginën Swat për të mundësuar largimin e civilëve. Dhjetëra mijë njerëz pritet të braktisin shtëpitë e tyre dhe t’u bashkangjiten qindra mijëra të tjerëve, të cilët tashmë ndodhen në kampe të refugjatëve.

Forcat e armatosura të Pakistanit e ndërmorën operacioni kundër talibanëve në veriperëndim të vendit, pasi dhuna e ekstremistëve nuk u ndal me kompromisin e qeverisë për vendosjen e ligjit të Sheriatit në zonën në fjalë.
XS
SM
MD
LG