Ndërlidhjet

Deri tash 53 të vdekur nga virusi H1N1


Një njeri në shtetin veriperëndimor amerikan të Washingtonit u bë viktima e tretë që vdiq nga virusi H1N1, apo i njohur ndryshe si gripi i derrave.

Deri tash, 53 njerëz në botë janë konfirmuar të kenë vdekur nga virusi, përfshirë 48 në Meksikë, tre në SHBA, një në Kanada dhe një në Kosta Rika.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se virusi ka infektuar më shumë se 4 mijë njerëz në të paktën 30 vende.
XS
SM
MD
LG