Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka konfirmuar sot vetë se nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov.

Megjithëse ky veprim eshte kritikuar nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, presidenti Sejdiu ka thënë se Kosova do të vazhdojë rrugën e njëjtë të bashkëpunimit me këtë shtet fqinj.

Z. Sejdiu i ka bërë këto komente pas kthimit nga Turqia, ku qëndroi për një vizite disaditëshe.
XS
SM
MD
LG