Ndërlidhjet

Pelosi: Do respektojmë traktatin me Irakun


Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Nancy Pelosi, deklaroi sot në Bagdad se Shtetet e Bashkuara do ta respektojnë traktatin e sigurisë me Irakun, i cili parasheh tërheqjen e forcave amerikane nga qytetet irakiane deri në fund të qershorit.

“Ky është një plan, i cili është konfirmuar, dhe ne dëshirojmë ta respektojmë”, tha Pelosi pas takimit me kryetarin e parlamentit të Irakut, Iliyad al-Samari.

Ajo tha se tërheqja e forcave amerikane do të pasohet me “angazhim intenziv politik” të Shteteve të Bashkuara.

Pelosi u takua edhe me kryeministrin Nuri al-Maliki.

Pas takimit, ky i fundit tha se tërheqja e trupave amerikane nga qytetet irakiane nuk do të ndikojë në sigurinë në vend.

Nancy Pelosi, demokrate nga Kalifornia, ka qenë kundërshtare e ashpër e luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG