Ndërlidhjet

Afganistan: 7 të vrarë nga dy shpërthime


Të paktën shtatë njerëz, përfshirë civilë, ushtarë dhe policë, e kanë humbur jetën sot kur dy sulmues vetëvrasës e hodhën veten në erë afër një pike sigurie në Afganistanin jugor.

Policia në provincën Helmand tha se më shumë se 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet në qytetin Gereshk.

Askush nuk e ka pohuar përgjegjësinë, por sulmet ishin të ngjashme me sulmet e mëparshme që janë kryer nga talibanët.
XS
SM
MD
LG