Ndërlidhjet

SHBA: Ambicjet e Iranit, kërcënim për Izraelin


Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Barack Obama tha se administrata amerikane është e mendimit se ambicjet bërthamore të Iranit paraqesin “kërcënim ekzistencial” për Izraelin, por se kjo vetëm e përforcon nevojën për paqe në Lindjen e Mesme.

Gjenerali James Jones, i tha televizionit ABC se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, do ta dëgjojë nga dora e parë mesazhin e Shteteve të Bashkuara mbi nevojën për zgjidhje me dy shtete kur ta vizitojë Uashingtonin në javët e ardhshme.

Netanyahu deri tash ka refuzuar publikisht të mbështesë krijimin e shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG