Ndërlidhjet

Dhjetë policë të lënduar gjatë protestave në Gjilan


Të paktën dhjetë pjesëtarë të policisë së Kosovës pësuan lëndime të lehta gjatë një përpjekjeje për të shpërndarë disa qindra pjesëtarë të komunitetit serbë që po protestonin për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani tha se protestuesit që kishin bllokuar rrugën që lidhë Gjilanin me Bujanocin, hodhën gurë e shishe kundër policëve të Kosovës të cilët po përpiqeshin të zhbllokonin rrugën e zënë.

Gjendja është vënë nën kontroll në orët e vona të mbrëmjes.

Disa fshatra të Anamoravës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të mospagesës së faturave.

XS
SM
MD
LG