Ndërlidhjet

Pakistan: 700 militantë të vrarë në ofenzivë


Ministri i Brendshëm i Pakistanit tha se nga ofenziva ushtarake në veriperëndim të vendit janë vrarë deri 700 militantë në katër ditët e kaluara.

Bilanci i ministrit Rahman Maliki nuk ka mundur të verifikohet nga burime të pavarura.

Të dielën, ushtria tha se deri 500 militantë janë vrarë në ofenzivën në luginën Swat.

Dje, pezullimi i orës policore u mundësoi dhjetëra mijë civilëve të largohen nga lugina në zona më të sigurta.

Kombet e Bashkuara thanë se në kampet dhe qendrat e refugjatëve janë regjistruar 360 mijë të zhvendosur, të cilët prej 2 majit filluan të braktisin luginën Swat dhe rajonet fqinje.

Të enjten, ushtria e Pakistanit filloi një ofenzivë kundër talibanëve, në përpjekje për t’i vënë nën kontroll zonat për rreth pas një marrëveshje kontraverze paqësore në luginën Swat.
XS
SM
MD
LG