Ndërlidhjet

Papa udhëton në Izrael


Papa Benedikti XVI sot udhëton në Izrael dhe Bregun Perëndimor, në ndalesën e fundit të turneut në Lindjen e Mesme.

Vizita e tij kryesisht është një udhëtim pelegrinazhi në vendet e shenjta që ndërlidhen me jetën e Jezu Krishtit.

Por Papa gjithashtu do t’i vizitojë edhe vendet e shenjta hebraike dhe myslimane.

Pritet që Papa të bëjë thirrje për dialog dhe pajtim ndërmjet feve të ndryshme, dhe të bëjë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG