Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Papa kërkoi zgjidhje me dy shtete


Në fillim të vizitës së tij në Izrael, Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për atdhe të pavarur palestinez si zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez.

“U apeloj të gjithëve që janë përgjegjës që të eksplorojnë mundësinë e zgjidhjes së drejtë për vështirësitë e jashtzakonshme, në mënyrë që të dy popujt të mund të jetojnë në paqe në atdheun e tyre, brenda kufijve të sigurtë dhe të njohur ndërkombëtarisht”, tha Benedikti XVI.

Mbështetja e Vatikanit për zgjidhjen me dy shtete është në kundërshtim me qeverinë e re izraelite, e cila ka refuzuar t’u premtojë palestinezëve një shtet të pavarur, përkundër trysnive nga Uashingtoni dhe aleatët tjerë.

Gjatë vizitës katër ditore në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, papa planifikon t’i vizitojë vendet e shenjta që ndërlidhen me jetën e Krishtit, por edhe vendet e shenjta hebraike e myslimane.
XS
SM
MD
LG