Ndërlidhjet

Enciklopedia serbe mohon kombin malazez



Enciklopedia e popullit serb është vazhdimësi e politikës së spastrimit etnik, që mund të shkaktojë jostabilitet në rajon, ndërsa Mali i Zi duhet të përgjigjet me forcën e ligjit dhe dinjitetit shtetëror, deklaroi kryetari i kuvendit malazez, Ranko Krivikapiç.

Sipas Enciklopedisë së popullit serb, malazezët janë serbë, ndërsa Dukla djepi i Serbisë.

"Bëhet fjalë për një agresion të përhershëm dhe përpjekje për spastrimin etnik të malazezëve, të fshirjes së malazezëve si popull", ka thënë Krivokapiç.

Ai ka shtuar se politika shtetërore e Malit të Zi duhet sa më shpejt të bëhet politikë e një shteti të pavarur.
XS
SM
MD
LG