Ndërlidhjet

Medvedev: Çernobili na mëson që të jemi transparentë



Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Viktor Janukoviç dhe Dimitri Medvedev, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 25 vjetorit të katastrofës bërthamore të Çernobilit.

Më 26 prill, 1986, shpërtheu njëri nga reaktorët e centralit bërthamor, por autoritetet sovjetike të kohës disa ditë nuk njoftuan për incidentin.

Medvedev tha se njëri nga mësimet e nxjerra nga Çernobili është nevoja për transparencë.

"Për të shmangur tragjedi të këtilla duhet gjithmonë ta tregojmë të vërtetën", tha presidenti rus.
XS
SM
MD
LG