Ndërlidhjet

logo-print

UNHCR: 30 mijë libianë në Tunizi



Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara tha se numri i libianëve që kanë ikur nga rajoni i Maleve Perëndimore në Tunizinë jugore ka shkuar në rreth 30 mijë.

Zëdhënësi i UNHCR-së tha se shumica e refugjatëve janë berberë etnikë, të cilët kanë ikur nga luftimet dhe bombardimet.

UNHCR tha se po punon me agjencitë lokale për t'u ofruar ndihmë refugjatëve libianë në Tunizinë jugore.
XS
SM
MD
LG