Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Kosova s'mund të kërkojë prona



Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, tha se Kosova nuk mund të kërkojë prona në vendet e ish Jugosllavisë sepse nuk është trashëgimtare, nuk ka qenë republikë në atë shtet dhe nga Serbia nuk njihet si shtet i pavarur.

“Kthimi i pronës, që ish ndërmarrjet shoqërore dhe shtetërore nga Kosova e kanë në Serbinë qendrore, nuk është i mundur sipas modelit për ndërmarrjet nga Sllovenia dhe Kroacia”, ka thënë Bogdanoviq.

Ai ka thënë se në tri dekadat e mëparshme, Serbia ka investuar rreth 18 miliardë dollarë për zhvilimin e Kosovës, dhe ka shtuar se Serbia është pronari i vërtetë i ish ndërmarrjeve shoqërore nga Kosova.
XS
SM
MD
LG